23:02 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mozzik takohet me reperin e famshëm gjerman: Të gjithë jemi rritur me të

Reperi kosovar Mozzik prej kohësh ka filluar jetën në Gjermani së bashku me partneren e tij, Loredanën dhe vajzën e tyre, Hanën.

Mozzik pavarësisht kësaj është mjaft aktive me projekte muzikore dhe koncerte në vendlindjen e tij, Kosovë, shkruan Indeksonline.

Por, qëndrimin në Gjermani atij i ka mundësuar kontakte me emra të njohur të repit gjerman.

Së fundi Mozzik është takuar me një prej reperëve më të suksesshëm gjerman në botë, Bushidon.

“Askush nuk mund ta mohoj emrin e tij, BUSHIDO !!!!!!! Të gjithë jemi rritur me të, ju uroj shumë sukses dhe ëmbëlsira është mjaft e madhe për të gjithë”, ka shkruar Mozzik sipër fotografisë me reperin gjerman.

Ndërkohë, të njëjtën imazh e ka publikuar edhe Bushido në llogarinë e tij të Instagamit përmes të cilës i ka uruar suksese reperit kosovar./Indeksonline/