Mozzik thërret për organizim nxënësit nga Kosova, në grumbullimin e fondeve për Shqipërinë
Reperi shqiptar Gramoz Aliu, apo siq njihet për publikun si ‘Mozzik’, ka qenë mjaft aktiv në përpjekjet e tij për të ndihmuar popullatën shqiptare të prekur nga tërmeti nëpër zona të ndryshme në Shqipëri.
Madje pos tjerash, ai u ka bërë thirrje gjithë nxënësve nga Kosova, të shkollave fillore apo fakulteteve, që sipas mundësive, të grumbullojnë para për Shqipërinë, që tani më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë, shkruan Indeksonline.
“Studenta e nxënës të dashur të Republikës së Kosovës, nga nesër merrni iniciativë në shkollën apo fakultetin ku jeni, kush ka mundësi të grumbullojë para për Shqipërinë!”, ka shkruar Mozzik në thirrjen e tij që e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram. /Indeksonline/
