75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mozzik tradhtohet nga shokët?: Kurrë mos u besoni miqve që..

Reperi i njohur Mozzik është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Ai përveç që promovon  projektet e reja dhe koncertet e tij, shpesh herë sjell edhe mesazhe të ndryshme për tema aktuale apo porosi për adhuruesit.

Disa të tilla i ka publikuar edhe së fundi, përmes të cilave linte të kuptohej se ai është tradhtuar nga miqtë.

“Kurrë mos u besoni miqve që argëtohen me armikun”, shkruante në një nga postimet, ndërsa në një tjetër thuhej “kurrë mos i tradhto miqtë dhe mbaje gjithmonë gojën e mbyllur”.

Kujtojmë që Mozzik pas ndarjes nga Loredana me të cilën ka një vajzë është rikthyer fuqishëm me disa projekte radhazi, ai së fundi po shijon suksesin e këngës “Auf Wiedersehen”./Indeksonline/