Mozzik u bën thirrje qytetarëve: Ushqeni kafshët, ruani e mos i vritni

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm ku shihet sesi një gjuetar kosovar vran një drenushë.
Për këtë veprim ka reaguar reperi Mozzik i cili duke publikuar dy imazhe në llogarinë e tij në “Facebook” ku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që sado që kanë mundësi t’i ushqejnë kafshët.
Gjithashtu kërkoi që kafshët e egra t’i ruajnë e mos t’i vrasin.
Postimi i plotë:
“Kurdo qe ndonjë kafshë ti bie rruga do ketë ushqim !Ata që dojnë natyrën nuk mund ta vrasin atë , por sa të kan mundësi të ushqejnë kafshët e sidomos tani afër që është dimri. Kafshët e egra janë pjesë e natyrës ruani e mos i vritni Respekt!”./Indeksonline/