Mozzik: Vaksimi është zgjidhja e vetme, lufta kundër COVID-19

Mozzik është ndër rep-artistët që mundohet të inkurajojë ndjekësit e tij në çdo mënyrë të mundshme.
Së fundmi ai ka vendosur që të bëjë disa statuse sa i përket vaksinimit të qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Mozzik është shprehur se vaksinimi është mënyra e vetme për të luftuar kundër COVID-19.
“Vaksinimi është zgjidhja e vetme, lufta kundër kësaj lufte me COVID-19”, u shpreh reperi.
Tutje 25-vjeçari shtoi: Tani po ju ndihmoj juve që e keni problem me aplikimin për vaksinë. Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të lehtë aplikimin vetëm me të dhënat e juve personale”.
Ndërkaq, Mozzik po ashtu është ndër figurat publike që deri më tani është vaksinuar.

