11:35 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mozzik vendos rekord të ri në Zvicër me dy hitet e fundit

Mozzik brenda javës ka sjellur dy super hite, projektin solo “Maddona” dhe bashkëpunimin me këngëtaren e njohur, Kida “PP”.

Kënga e fundi e publikuar vetëm një ditë më parë ka arritur që të grumbulloj rreth 3 milionë shikime në kanalin Youtube, ndërsa “Madonna” mbi 8 milionë, shkruan Indeksonline.

Së fundi kënga  e Kidës dhe Mozzikë është bërë e para në listën e këngëve trend në Zvicër, ndërsa kënga “Madonna” qëndron e dyta.

Ky lajm ka lumturuar reperin nga Ferizaj i cili në një postim në rrjetet sociale ka treguar se kjo është hera e parë që në Zvicër i njëjti artistë qëndron në pozitë të parë dhe të dytë në të njëjtën kohë.

“M’tregun qe po ndodh për herë të parë në Zvicër me qëndru top #1 po edhe top #2. I njejti artist. Me dy kongt e reja. Faleminderit shumë”, ka shkruar Mozzik.

Ndërkohë, së fundi Mozzik ka zbuluar kopertinën e albumit të ri që pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/