75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Mozzik zbulon se “Edhe ti” i dedikohet ish-it të tij

Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, cilësohet si një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor.

Ai deri më tani ka publikuar një sërë këngësh që janë shndërruar në hite të mëdha.

Një ndër ta është edhe “Edhe ti”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Tayna në janar të vitit 2020.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe tanimë ka shifrën 45 milionë klikime në Youtube.

Në koncertin e fundit, Mozzik tha se ky projekt i është dedikuar një femrës, me të cilën ishte në lidhje vite më parë.

“E kam pasur një femër njëherë, edhe ajo lakmojke shumë. Lakmojke qaq shumë sa qe më është dashur t’ia bëj një këngë me emrin Lakmitare”, u shpreh ai.

Nuk dihet nëse artisti e ka pasur fjalën për Loredanën, reperen me të cilën kanë bashkë një vajzë, Hanën./Indeksonline/