75 Mall Live Search
22:05 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mozziku e Getinjo në studio, gati për bashkëpunimin e radhës mes vëllezërve

Mozzik dhe Getinjo janë drejt finalizimit të bashkëpunimit të radhës së bashku.

Në një intervistë të dhënë së fundi, Mozzik tha se mezi pret që të lansoj duetin me vëllain e tij, Getinjo.

Ai tutje tha se projekt do të jetë si një lloj vazhdimi i këngës “Tony Montana” e publikuar vite më parë.

E, në një fotografi që ka hedhur në Instagram, Getinjo shihet në studio bashkë me Mozzikun dhe bashkëpunëtorin e tyre, Rzon Music.

“E kem sakatu”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin duke lënë të kuptohet se kënga do të jetë një hit i padiskutueshëm./Indeksonline/