75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / mp

MPB do të mbaj takim me përfaqësues të medieve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka filluar fushatën kundër parandalimit të shtënave festive: ”Festo me zemër dhe jo me armë”, në kuadër të kësaj fushatë janë të planifikuar disa aktivitete.

Një ndër aktivitet që është paraparë është edhe një takim me përfaqësuesve të televizioneve në Kosovë, agjencive të lajmeve dhe një pjese të përfaqësuese të portaleve.

Sipas njoftimit të ministrisë në këtë takim, do të diskutojë Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani dhe ekipa e MPB-së, Policisë së Kosovës dhe UNDP, që po merren me realizimin e kësaj fushate.

Tutje thuhet se takimi ka për qëllim për të diskutuar për planet e fushatës dhe për të rritur nivelin e raportimit të mediave për fushatën. Ndërkohë që me Mbështetjen e UNDP, 5 raportimet më të mirat do të shpërblehen me çmime.

“MPB, do t’i monitorojmë mediat dhe grumbullojmë artikujt e shkruar nga gazetarët dhe më pas bashkë me juve, do të krijojmë një komision për t’i vlerësuar artikujt dhe përzgjedhur artikujt, kronikat më cilësore”, thuhet në njoftim.

Takimi do të mbahet sot nga ora 11:00 deri në 12:30