MPB do t’ju bëjë sigurimin 71 veturave zyrtare, kaq do t’i kushtojë
Ministria e Punëve të Brendshme ka planifikuar sigurimin e veturave që vozisin zyrtarët e saj.
Në një tender të publikuar, MPB ka bërë të ditur se në kontratë përfshihet sigurimi i 71 veturave zyrtare, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, vlera e parashikuar e kësaj kontrate është hiç më pak se 59 mijë e 830.
Po ashtu, te qëllimi i kontratësështë bërë e ditur se do të kryhen shërbime “Sigurimi TPL, Kasko dhe TPL+ i automjeteve te MPB-së”.
Kjo kontratë nuk është e ndarë në pjesë (llote).

Kohëzgjatja e saj është 36 muaj.
“Ofrimi i shërbimeve të sigurimit do të bëhet sipas rregullave, standardeve dhe çmimeve të miratuara paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës“, thuhet në kontratë mes të tjerash./Indeksonline/