75 Mall Live Search
12:29 / E Premte, 03 Tetor 2025 / H F

MPB “fluturon” me kontratë të re, bileta të siguruara për tre vjetët e ardhshëm (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur të “zgjidhë hallin” e udhëtimeve zyrtare për tre vjetët e ardhshëm, përmes një kontrate të re publike për furnizim me bileta aeroplani për nevojat e stafit të saj.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të prokurimit publik, MPB-ja ka nënshkruar një kontratë kornizë me kohëzgjatje prej 36-muajsh, e cila do të mbulojë të gjitha udhëtimet zyrtare të zyrtarëve të saj brenda dhe jashtë vendit, transmeton IndeksOnline.

Kompania fituese është agjencioni “AS Travel Club” SH.P.K., e që do të jetë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të udhëtimit ajror për zyrtarët e ministrisë gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes.

Vlera e përgjithshme e kontratës 117,452.61 euro.

Kjo kontratë konsiderohet pjesë e shpenzimeve operative të ministrisë për angazhimet zyrtare jashtë vendit, përfshirë takime, trajnime dhe përfaqësime në forume ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe administrimit publik./IndeksOnline/