18:30 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / AR

MPB furnizohet me pajisje për shuarjen e zjarrit, kaq kushtoi tenderi

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës është furnizuar me pajisje për shuarjen e zjarrit.

Ky furnizim i kushtoi MPB-së 4.831,29 euro, shkruan Indeksonline.

Kontrata iu dha dje grupit të operatorëve ekonomik “PROGLOBAL SH.P.K.; PASTOR KOSOVA Sh.p.k.”.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ishte 9.992,00 por që kriter i dhënies së kontrates ishte çmimi më i ulët.

Kontrata është në kohëzgjatje prej një muaji./Indeksonline/