19:11 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

MPB heshtë/Kosova pa targa të automjeteve

Ka disa javë që është shfaqur mungesa e targave në qendrat e regjistrimit të automjeteve.  Qytetarët janë shprehur të habitur për mungesën kaq të gjatë të tyre. Ata fajësojnë institucionet përgjegjëse për mungesën e targave të automjeteve.

Por në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të flasin për këtë mungesë.

IndeksOnline ka pyetur zyrtaren për Informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Roksana Qarrin në lidhje me vonesën rreth furnizimit të qytetarëve me targa, mirëpo e njëjta tha se nuk ka asnjë përgjigje për këtë temë.

“Pyetjet e juaja i kemi dërguar të zyrtarët kompetentë, mirëpo ende nuk kemi pranuar përgjigje nga ta”, ka qenë përgjigja e vetme e MPB-së.

IndeksOnline ka marrë një përgjigje të shkurtë edhe nga kompania e cila është shpallur fituese për furnizim me targa porse kontrata ende nuk është nënshkruar.

“Ne si kompani jemi shpallur fitues nga MPB-ja në tenderin për furnizim me targa, dhe jemi në pritje të nënshkrimit të kontratës. Jemi të gatshëm që menjëherë pas nënshkrimit të bëjmë furnizimin me targa”, kanë thënë ata./IndeksOnline/