14:18 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

MPB ia lejon vëzhguesve të KQZ-së lëvizjen e lirë të dielën

Të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune  në Mitrovicën e Veriut dhe në Podujevë.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk do të hiqet ora policore nga ora 19:00 – 05:00.

Mirëpo, IndeksOnline mëson se Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka lejuar Komisionit Qendror Zgjedhor se vëzhguesve të akredituar u lejohet qarkullimi edhe gjatë kufizimeve të lëvizjes.

Të gjithë vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja për zgjedhjet e jashtëzakonshme nga partitë politike, organizatat vendore dhe ndërkombëtare dhe mediat kanë të drejtë të lëvizin edhe gjatë orës 19:00-05:00 të pajisur me distinkiv nga KQZ-ja./IndeksOnline/