75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / kutia

MPB ka administruar mbi 6000 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë janë administruar më së shumti targa, gjithsejt 1616, në Merdare 1309, në Muçibabë 695, Vërmicë 291, ndërsa më pak në pikat tjera të kalimit kufitar.

Prishtina është komuna ku janë administruar me së shumti targa në qendrat e regjistrimit të automjeteve me 341 targa, para Gjilanit me 205 regjistrime e Fushë Kosovës me 154 targa të reja./Indeksonline/