75 Mall Live Search
16:25 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

MPB kërkon urgjent targa të automjeteve!

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar një kontratë për furnizim emergjent me targa të automjeteve.

Në një tender të publikuar nga Autoriteti Kontraktues i MPB-së, thuhet se kanë nevojë për furnizim emergjent me targa të veturave, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë, përmes procedurave të prokurimit, kanë nënshkruar kontratë për furnizim me targa me grupin e operatorëve ekonomik G.S.G, Sh.P.K , KIG D.D, KIG KGA Prishtinë.

Kontrata e këtij furnizimi emergjent, buxhetit të MPB-së i ka kushtuar mbi 137 mijë euro.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës, thuhet se “Arsyetimi i komisionit të ARC-DRA së është me sa vijon: Bazuar në kontratën ”Furnizim me targa për Regjistrimin e Automjeteve’’ me numër identifikues 214 16 025 111, të nënshkruar me datë 17.10.2016, me mirësi kërkojmë nga ana e juaj, që të na e mundësoni furnizimin emergjent, pa kurrfarë qëllimi qe të diskriminojë kundër ose ne favor të një operatori ekonomik, duke e përdorur Procedurën e Negociuar pa Publikimin e Njoftimit për Kontratë në harmoni me Nenin 35 të Ligjit të Prokurimit Publik Nr. 04 L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L068 dhe ligjin Nr. 05 L-092. II.1.5)”.

Në dosjen e tenderit është bërë e ditur edhe sasia e targave që do të furnizohen MPB.

Për sasinë e parë 6500 palë, me kodin RKS dhe 1000 palë me kodin KS. Ndërsa, për sasinë e dytë, 11500 palë, me kodin RKS, ndërsa, 2155 palë, me kodin KS./Indeksonline/