75 Mall Live Search
14:48 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

MPB-ja merr vendimin për lehtësim procedurash për leje qëndrimi të shtetasve të huaj

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për procedurën dhe kriteret e lëshimit të lejes së qëndrimit për të huajt.

Ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë, njofton MPB-ja.

Me këtë vendim, këta qytetarë nuk do të aplikojnë çdo vit, siç kanë bërë deri tashti, por vetëm një herë në pesë vjet.

Ky vendim do t’ua lehtësojë edhe qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi.

Mustafa zotohet se do të vazhdojë përkushtimin e tij, që të gjithë shtetasit e huaj pa dallim mund të aplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrimi nëpërmjet plotësimit të kritereve që janë përcaktuar më këtë udhëzim administrativ.