MPB ndërpret procedurat e rekrutimit të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues

Ndërpritet procedura e rekrutimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të ministrisë së Drejtësisë.
Njoftimi për ndërprerjen e procedurave e ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publikë.
Arsyeja e ndërprerjes së procedurave për rekrutimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues është bërë pasi që janë identifikuar të paktën dy kandidatë që i kanë plotësuar kriteret e konkursit për të vazhduar më tutje në procedurën e rekrutimit.
Ndryshe, para disa ditësh Ismajl Dibrani është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të ri i i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës për disa kohë ka qenë duke funksionuar me ushtrues detyre./IndeksOnline/
