75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

MPB-ja, njofton për masat e marra për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media falënderon subjektet politike për zhvillimin e aktiviteteve elektorale në kuadër të rendit dhe ligjit.

MPB-ja thotë se zgjedhjet e qeta dhe demokratike, shmangia nga çfarëdo incidenti apo provokimi, janë shenja të një kulture të lartë qytetare që po shfaqen në Republikën e Kosovës.

MPB-ja njofton se në bazë të misionit të saj, që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë marrë masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar që me paanshmëri dhe profesionalizëm të sigurojnë mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale të subjekteve politike dhe përgjithësisht gjithë procesit zgjedhor deri në përfundimin e tij të plotë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Njëherësh  MPB-ja fton përfaqësuesit e partive politike dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të kultivojnë qytetari dhe kulturë aktive, duke respektuar secilin qytetar pa dallim, deri në përfundimin të garës elektorale.