15:25 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / k.v

MPB: Nuk është kërcënuar zv/ministri Bayram

Sot gjatë ditës disa media kanë raportuar se zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Ildiray Bayram, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Sipas mediave, rasti i kërcënimit të Bayram është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Por në një përgjigje të MPB-së për IndeksOnline thuhet se zv/ministri Bayram nuk është kërcënuar nga askush.

“Lajmi nuk është i vërtetë, zëvendësministrin Byram nuk e ka kërcënuar askush, si rrjedhojë meqë nuk ka kërcënim, nuk ka hapur as rast në Polici. Pasaktësia tjetër është se rasti është hapur në Prizren, ndërkohë që zëvendësministri është nga Prishtina dhe jeton ne Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së./IndeksOnline/