75 Mall Live Search
07:15 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

MPB prezanton planet e fushatës se legalizimit të armëve

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë.

Në këtë rast, do të marrë pjesë, Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme znj. Alessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Fushata e legalizimit, pjesë e përkrahjes afatgjatë nga Projekti për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së, u mundësua përmes kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane.