MPB shpall konkurs për drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Siguri Kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur një konkurs për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Siguri Kibernetike.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Zëvendësministri Bardhyl Dobra.
Dobra ka ftuar profesionistët që përmbushin kushtet dhe kriteret e konkursit të aplikojnë për këtë rol të rëndësishëm.
Në postimin e tij, Dobra theksoi rëndësinë e digjitalizimit dhe nevojën për të ndërtuar kapacitete të forta për mbrojtjen dhe parandalimin e kërcënimeve kibernetike./Indeksonline/