75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

MPB tregon sa persona kanë aplikuar për leje të armës

Në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra” Ministria e Punëve të Brendshme mbajti një takim për media, ku njoftoi se deri me 23 janar  për legalizim të armëve kanë aplikuar 208 persona.

Ky numër po thuhet se nuk është i madh por që bënë apel që gjithë qytetarët të aplikojnë brenda afatit të caktuar, duke specifikuar qytetarët në Mitrovicën e Veriut pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë aplikant.

Prishtinë – 51 raste

Gjilan – 40 raste

Ferizaj – 12 raste

Prizren – 22 raste

Gjakovë – 40 raste

Pejë – 36 raste

Mitrovicë e Jugut – 7 aplikantë

Mitrovicë e Veriut – ende asnjë aplikim

Policia e Kosovës ju bënë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë rastin në të kundërt masat do të jenë të rënda.