21:41 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

MPB zbaton urdhërin e kryeministrit Haradinaj për lehtësimin e procedurave në pikëkalimet kufitare

Pasi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar masa lehtësues të procedurës së udhëtimit në pikat kufitare të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook, Gashi ka thënë se Policia Kufitare do të reduktojë në minimum procedurat e përditshme për bashkatdhetarët, siç ka kërkuar kryeministri Haradinaj, transmeton Indeksonline.

”Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë Kufitare do të zbatoj masa lehtësuese të kontrollimit të dokumenteve. Policia Kufitare do të reduktoj në minimum procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkatdhetarët tanë, varësisht nga nevoja do të rritet numri i zyrtarëve policor kufitar, do të vendosen pika shtesë të kontrollit si dhe do të merren masa tjera në mënyrë që të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi, veçanërisht në pikat kufitare Dheu i Bardhë, Morinë dhe Merdare si pika kufitare më të frekuentuara gjatë sezonit veror”, ka deklaruar ai./Indeksonline/