75 Mall Live Search
23:14 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

MPJ: Dialogu me Serbinë, vetëm duke respektuar territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, të enjten mori pjesë në takimin që Kryeministri Avdullah Hoti organizoi me Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Republikën e Kosovës.

Në takim është diskutuar qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun dhe marrëveshje përfundimtare me Serbinë, dhe është theksuar se objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës do të dialogojë bazuar në parimet e vendosura në këtë proces, në kompetencat kushtetuese, në respektim të plotë të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës.