75 Mall Live Search
16:50 / E Premte, 02 Shtator 2022 / A. M.

MPJ i jep leje Bërnabiqit për vizitë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka dhënë leje për vizitë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që ta vizitojë Kosovën këtë të hënë.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësja e MPJ-së, Qëndresë Fazliu.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022”, është shprehur Fazliu, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se dhënia e lejes për vizitë bazohet në  marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Kosovës dhe Serbisë.