MPJ-ja ndan gjysmë milioni euro për organizime manifestimesh

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e udhëhequr nga ministrja në detyrë Donika Gërvalla, jep tender 490 mijë eurosh për organizime dhe manifestime për këtë ministri.

Sipas të dhënave ministria i ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë ndërmarrjen tregtare grafike “Blendi O.P AMC Corporation Sh.P.K” me pikë maksimale të ofetës.

Ndërkaq për këtë tender kanë konkuruar dy ofertues.
Sipas dosjejs së tenderit operatorët fitues do ta furnizojnë ministrinë me fishekzjarrë, tepisonë, piano janë disa nga kërkesat specifike për organizime.
