MPJD-ja jep kontratën mijëra euroshe për punimin e llogos për Ambasadën në Uashington
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë kontratën për realizimin e logos së Ambasadës së Kosovës në Uashington DC, në kuadër të një aktiviteti prokurimi të zhvilluar përmes procedurës së kuotimit të çmimeve.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, projekti ka të bëjë me punimin e llogos për Ambasadën në Uashington DC, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 8 mijë euro, raporton IndeksOnline.
Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “MEGRANT ING SH.P.K.” dhe biznesit individual “Lumjetë Havolli Blakçori”, me seli në Prishtinë.
Vlera përfundimtare e kontratës është 7,222 euro, ndërsa në garë kanë marrë pjesë gjithsej pesë operatorë ekonomikë.
Më poshtë detaje nga kontrata.

