75 Mall Live Search
18:50 / E Premte, 25 Tetor 2024 / MSH

MPJD-ja thotë se nuk ka humbje dokumentesh, thjesht vonesë në arritje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas raportimeve rreth shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik për ofrimin e shërbimeve postare diplomatike.

Përmes një postimi, MPJD-ja bën të ditur se operatori në fjalë ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe se i njëjti kishte shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgim të dokumenteve, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ky dikaster thotë se nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por vonesë në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.

Ky është njoftimi i plotë i MPJD-së:

Në lidhje me raportimet e mediave rreth shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike, njoftojmë opinionin publik se operatori ekonomik i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve.

Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron që nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara. 

MPJD siguron qytetarët e Kosovës se pajisja me dokumente do të përshpejtohet dhe se asnjë tolerim nuk do të ketë për operatorët që cenojnë cilësinë dhe ritmin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë.