MPJD ka një njoftim për ata që duan të pajisen me vula apostile

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve me vulë apostile apo legalizuese, duhet ta caktojnë terminin online.
Përmes një komunikate për media, MPJD ka treguar edhe procedurat përmes të cilave mund të bëhet aplikimi.
Në njoftimin e MPJD-së bëhet e ditur se kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtarët e familjes apo personat e autorizuar.
Njoftimi i plotë i MPJD:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njofton se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin “online”.
Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/
Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju.
Njëherësh ju bëjmë të ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese.