75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 04 Prill 2024 / FR

MPJD: Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, me anë të një postimi në platformën X shkroi se 75 vjetori i NATO-s qëndron si testament i solidaritetit dhe forcës së vlerave të përbashkëta.

“Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit. Teksa festojmë këtë përvjetor, ne ripërtërijmë angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dhe për t’iu bashkuar aleancës”, thuhet tutje në postim.