75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

MPMS dhe UNDP me projekte të reja

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, SkenderReçica, priti në një takim AlessandraRoccasalvo, u.d përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë. Reçica dhe Roccasalvo biseduan rreth planit të punës dhe prioriteteve të MPMS-së për vitin 2019.

Gjithashtu, në takim u diskutua rreth projekteve të përbashkëta të MPMS-së dhe UNDP-së për këtë vit.

Ministri Reçica tha se projektet në masat aktive të tregut të punës mes UNDP-së dhe MPMS-së kanë treguar rezultate të prekshme përçka shprehi falënderimet për përkrahje të vazhdueshme.