75 Mall Live Search
19:00 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

MPMS sërish e para. Këtë herë për zbatim të planit të MSA-së dhe ERA-n

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është renditur edhe njëherë në krye të institucioneve të vendit për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabibilizim-Asociimit (PKZMSA) dhe Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018.

Në bazë të një raporti të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, MPMS e udhëhequr nga Skender Reçica del të jetë e para duke përmbushur plotësisht obligimet për MSA-në dhe ERA-n.

Ndryshe, MPMS në bazë të një raporti të publikuar javën e kaluar nga Lëvizja FOL doli të jetë e para në zbatimin e objektivave në kuadër të planit të saj të punës për vitin 2018./Indeksonline/