Mposhtë Ulpianën, Malisheva vazhdon me rezultate të mira

Ekipi i Malishevës ka arritur fitore në udhëtim tek Ulpiana, me rezultat 1-3.
Malisheva javën e kaluar në debutimin e tyre në Superligë barazoi kundër kampionit në fuqi, Prishtinës, ndërsa tani arkëtoi edhe tri pikë.
Hasan Hyseni hapi sfidën për të dyfishuar më pas rezultatin Stullqaku, e golin e ‘nokautit’ e shënoi Hyseni të dytin personal, të tretin për skuadrën e tij.
Golin e vetëm për Ulpianën e shënoi sulmuesi Marclei.