75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

Mposhten Argjentina e Brazili, nga dy yjet e Liverpoolit (Golat e ndeshjeve)

Argjentina dhe Brazili kanë pësuar humbje në ndeshjet për kualifikim në Botëror.

Dy yjet e Liverpoolit, Luis Diaz dhe Darwin Nunez kanë qenë protagonistë në të dy përballjet.

Diaz ka shënuar dy golat e fitores për Kolumbinë në fitoren 2 me 1 ndaj Brazilit. Martinelli shënoi golin e nderit për Brazilin.

Uruguaj e ka mposhtur kampionin e botës, Argjentinën me rezultat 0-2 si mysafir. Araujo dhe Nunez ishin golashënuesit e Uruguajit./Indeksonline/