19:58 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Mposhtët Bayerni, fitorja e radhës i siguron titullin (Video)

Bayern Munchen është mposhtur nga RB Leipzig me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës.

Wanger kaloi kryesuesit e Bundesligës në epërsi në minutën e 12-të.

Leipzig u rikthye me dy gola.

Naby Keita fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 37-të, ndërsa në minutën e 56-të Timo Werner shënoi golin e tri pikëve.

Bayerni edhe pas humbjes mbetet në pozitën e parë me 66-pikë, 17 më shumë se i dyti.

Kujtojmë se Bayerni është vetëm një fitore larg titullit të radhës në Bundesligë. /IndeksOnline/