“Mposhtet” City dhe PSG, kjo është skuadra që ka shpenzuar më së shumti
Manchester City dhe PSG kanë qenë skuadrat më të përfolura për shpenzime marramendëse në merkato.
Por tashmë primati i takon një skuadre tjetër, shkruan Indeksonline.
Juventus është skuadra që ka shpenzuar më së shumti në tri vitet e fundit.

Italianët kanë shpenzuar 68 milionë euro, gjashtë më shumë se City dhe shtatë më shumë se Barcelona.
Blerja e Ronaldos, 117 milionë euro, Higuain 90 Milionë euro dhe blerje të tjera e kanë bërë Juven kryesues.
Megjithatë, Juve qëndron me bilanc pozitiv pasi kishte edhe shumë shitje. /IndeksOnline/
