08:33 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Mposhtet nga motra (Video)

Dy motrat e famshme në sportin e tenisit, Serena Williams dhe Venus Williams janë takuar në turneun “Indian Wells”.

Takimin interesant mes dy motrave e fitoi në fund më e madhja, Venus me rezultat 2-0 (6-3 dhe 6-4), shkruan IndeksOnline.

Për Serenan kjo ishte pjesëmarrja e parë në një turne pas një kohe të gjatë, pasi kishte pushuar për shkaqe familjare (lindjes së vajzës).

Me këtë fitore 37-vjeçarja Venus është kualifikuar për 1/8 e finales, ku si kundërshtare do ta ketë, numrin 20 në botë, Anastasija Sevastova./IndeksOnline/