75 Mall Live Search
19:22 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / LB

Mposhtet Peja, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Peja pritet ta vazhdojë garën në FIBA Europe Cup. Kjo pasi është mundur në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Peja ka pësuar humbje nga kampioni i Danimarkës, Bakken me rezultat 103:79 (23:16, 25:9, 29:30, 26:24), në takimin e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Në takimin e zhvilluar në Turqi, pejanët ishin të barabartë në pjesën e dytë, por gjithsesi dallimi i madh u bë në pjesën e parë që ishte vendimtar.

Te skuadra pejane më i miri ishte Jacob Calloway me 14 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.