Mposhti kancerin një vit më parë, mund të debutojë këtë javë me Man. Utd.
Manchester Unitedi në krye me Solskjaerin nuk është që po bën atë që di të bëjë më së miri, por që ka emra të rinj që premtojnë shumë kjo nuk mohohet.
Historia e Max Taylorit është shumë e komplikuar, rreth një vit më parë talenti i Unitedit, po luftonte me jetën, ndërsa nuk pritej që pas kimioterapisë, të ketë një rikthim e aq më larg të grumbullohej për një garë Evropiane.
Por kjo është jeta, i riu Taylor ka bindur norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer që ta thirret për takimin e radhës në “Europa League”, në udhëtimin në Kazakistan, ku “djajtë” do mbasin forcat me Astanën.
/Indeksonline/
