“Mr.Europa League”, Emery shton një tjetër trofe të kësaj gare
Aston Villa është fituesi i Europa League këtë sezon.
Fitorja 0-3 ndaj Freiburgut, ishte pikënisja e sukseseve të radhës që padyshim do të vijnë dhe në vitet në vazhdim.
Më meritori ishte spanjolli Unai Emery, i cili është specialist në këtë kompeticion duke u bërë më i suksesshmi ndonjëherë.
Ai tashmë ka 5 tituj, 3 nga të cilat i fitoi me Sevillën, 1 me Villarrealin dhe sonte me Aston Villën, teksa ka luajtur edhe një finale si trajner i Arsenalit por që u mposht nga Chelsea me rezultat 4-1./IndeksOnline/

