75 Mall Live Search
07:52 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mrekullia e fundit e teknologjisë nga Infiniti

Infiniti Prototipe 10 është një nga veturat-koncept më spektakolare që na kanë zënë sytë kohët e fundit.

Me një dizajn që e kemi parë vetëm nëpër filmat fantastiko-shkencorë, ky mjet do të jetë tërësisht elektrik.

Prototipi 10 është dizenjuar nën drejtimin e Karim Habib, drejtori i ri ekzekutiv i dizajnit te Infiniti.

Ende nuk dihen shifrat e performancës së kësaj veture të mrekullueshme.

Për më tepër shijojeni këtë veturë spektakolare në fotografitë e mëposhtme. /IndeksOnline/