Mrekullia e Ziyech, shënon nga mesi i fushës (VIDEO)

Futbollisti Hakim Ziyech, është rikthyer te kombëtarja e Marokut, ku do të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Maroku ka zhvilluar sot një ndeshje përgatitore kundër Gjeorgjisë, ku ka fituar me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Në këtë ndeshje, futbollisti i Chelseas, Hakim Ziyech, ka shënuar një supergol nga mesi i fushës.
Ziyech shënoi për 2-0me një gjuajtje të bukur nga mesi i fushës, ndërsa portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili mbeti i shtangur./IndeksOnline/