22:32 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Mrekullia” ndodhë, kur Sellma e Dhurata bashkëpunojnë

Vajzat e estradës tonë punën për dukjen e tyre ia besojnë çdo herë grimeres më të mirë shqiptare, Sellma Kasumoviq.

E ajo nuk zhgënjejnë asnjëherë, pasi bën mrekulli me duart e saj të arta në pamjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Së fundit Sellma është përkujdesur për këngëtaren e famshme, Dhurata Dora, e cila po realizon xhirimet e videoklipit të ri.

Në disa fotografi që ka publikuar Sellma në llogarinë e saj në Instagram mund të shihet ‘arti’ që grimerja më e mirë shqiptare ka ditur të realizoj në fytyrën e këngëtares së njohur.

Kujtojmë që puna e Sellmës është vlerësuar lartë edhe nga figura dhe marka të njohura botërore dhe lirishtë mund të thuhet që ajo hynë më mesin e make-up artistëve më të mirë aktualisht edhe jashtë kufijve shqiptarë./Indeksonline/