20:04 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mrekullitë çudibërëse të papajës

Fryti papaja është i pasur me vitamina A, C dhe K, magnez, kalium dhe fibra natyrore dhe është aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër kileve të tepërta.

Enzima e papajës ndikon në sistemin e tretjes dhe mund të reduktojë inflamacionet te shumë sëmundje, përfshirë artritin reumatik, osteoartritin dhe astmën, transmeton KosovaPress.

Përveç kësaj, sasia e madhe e vitaminave që përmban mund të ulë rrezikun edhe nga kanceri i zorrës së trashë.

Kjo pemë ndihmon edhe te gazrat. Përmban kalori të vogla për shkak të të cilave është zgjidhje e shkëlqyeshme nëse dëshironi të zgjidhni problemin e kileve të tepërta.

Ajo ka veprim të butë laksativ dhe ndihmon gratë që kanë një cikël të menstruacioneve të parregullta. Lëngu i papaja gjithashtu ndihmon në sëmundjet e lëkurës, të tilla si psoriasis dhe aknet.