Mrika Nikçi shkruan histori, 17- vjeçarja u ngjit në 7 majat më të larta në 7 kontinente
Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, më 15.08.2019, në orë 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.
Mrika bëri historinë, në njërën anë, duke u bërë vajza më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalonte misionin e 7 majave dhe, nga ana tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalonin me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.
Ata ndodhen në kampin bazë.
Carstensz Pyramide – 4884 lmd, Indonezi.
