14:56 / E Diele, 22 Janar 2023 / LB

MSh apel qytetarëve: Uji para përdorimit patjetër të vlohet

Ministria e Shëndetësisë njofton se si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm. Prandaj, MSh apelon që uji të vlohet para përdorimit.

MSh thotë se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, prandaj kërkon të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.