75 Mall Live Search
23:24 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

MSH apel qytetarëve: Vaksinohuni

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për të  tretën ditë me radhë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i profesionistëvë shëndetësorë në Kosovë. 

Kjo Ministri, përmes një postimi në Favebook, thotë se mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19.

MSH-ja thotë se profesionistët shëndetësorë po u japin mesazhin qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga virusi.

“Me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësorë po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor”, thuhet në njoftimin e MSH-së.