75 Mall Live Search
09:18 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / OSH

MSH bën thirrje për vaksinim: Vaksina parandalon vdekjen!

Ministria e Shëndetësisë të mërkuren në mëngjes ka bërë thirrje që qytetarët e Republikës së Kosovës të vaksinohen sa më parë kundër Covid19, shkruan IndeksOnline.

Në njoftim thuhet se më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas MSH-së, vaksinat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

“Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Gjej sa më parë qendrën tuaj të vaksinimit dhe VAKSINOHU!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kujtojmë se numri i rasteve të reja me Covid19 është rritur ditëve të fundit.

Vetëm dje, 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid19 kurse 2.033 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid19.

Po ashtu , edhe numri i të hospitalizuarve në SHSKUK është i madh.

Sipas të dhënave të fundit, 236 pacientë nga Covid19 janë të shtrirë në spitale./IndeksOnline/