75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / S Z

MSH bënë thirrje për vaksinim: Në botë po rriten rastet me Covid -19

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës së vaksinës kundër Covid 19, e po ashtu dhe me vaksinën kundër gripit sezonal. Kjo thirrje vjen pasi që sipas MSH-së, së fundi në vende të ndryshme të botës, janë në rritje rastet me Covid-19.

“Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni. Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj”, thuhet në thirrjen e MSH-së..

Së këndejmi, Ministria e Shëndetësisë ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.

Të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë/ditë.

Vaksinat mbrojnë!

#VAKSINOHU